Lajmet e fundit

Dua Lipa e ka fituar çmimin e parë në ceremoninë e Brit Awards, transmeton Klan Kosova.
Çmimi i parë që u nda në këtë eveniment muzikor ishte çmimi për "Këngëtaren më të mirë britanike".
Në fjalimin e saj, ajo i ka falënderuar fansat e saj dhe menaxherët që kanë besuar te ajo, ekipin e saj, miqtë dhe familjet.
https://twitter.com/BRITs/status/966407094038552576?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.co.uk%2Fevents%2Fevfwhn%2Flive%2Fcw5g9r
Për këtë çmim, 22-vjeçarja ishte në konkurrencë me Paloma Faith, Kate Tempest, Jessie Ware dhe Laura Marling.
Dua konkurron edhe në katër kategori të tjera, ndërsa ishte bërë femra e parë që nominohej në pesë kategori.