Dua Lipa vazhdon të befasojë fansat e saj me këngët dhe paraqitjet e saj.
Së fundmi, ajo ka lansuar videoklipin e këngës së saj ''Love Again'', ku shfaqet mjaft atraktive, përcjell klankosova.tv.
Në video, 25-vjeçarja dukej e pabesueshme përderisa shfaq format e saj në disa skena mjaft atraktive në bikini, të shoqëruara me një palë xhinse të zeza dhe jelek, me një make-up rrezatues si dhe një kapelë kauboj.
Në muajin e kaluar, u raportua se se videoja muzikore e fundit e Dua u filmua në hotelin Grosvenor House të Londrës, shkruan Dailymail, përcjell klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=BC19kwABFwc
Kujtojmë se këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është femra e parë shqiptare që ka fituar cmimin Grammy për albumin më të mirë pop.
Albumi i dytë i saj ‘Future Nostalgia’, arriti t’ia kalojë Lady Gagës, Taylor Swift, Harry Styles dhe Justin Bieber.
Kujtojmë se më 2018 Dua kishte fituar dy çmimet e para ”Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.