Këngëtarja me famë botërore e muzikës pop, Dua Lipa, është paraqitur mjaft ekstravagante në festën ‘Evita’ në Los Angeles e cila u mbajt në përkrahje të komunitetit LGBTQ.
Ajo në këtë mbrëmje u paraqit me një veshje të ngushtë lëkure ngjyrë rozë, e plotësuar me doreza të puthura deri në bërryl të cilat artistja i kishte kombinuar me aksesorë shkëlqyes dhe një orë dore.
"Ne jemi përsëri bestieeeee", ka shkruar ylli në një status të cilin e ka shoqëruar me një galeri fotosh në Instagram.
Në disa prej këtyre imazheve ajo ka treguar momente mes miqsh si dhe në një foto tjetër ku duket krah këngëtarit Adam Lambert i cili për nder të kësaj parade kishte vënë buzëkuq dhe kishte veshur një kostum me shirita, shkruan Pagesix, përcjell
Klankosova.tv
Përndryshe, këngëtarja edhe në të kaluarën është shprehur se është "detyra" e saj që të luftojë për të drejtat e komunitetit LGBTQ.
"Unë kam një grup madh të miqve dhe [anëtarëve] të ekipit tim që janë pjesë e komunitetit LGBTQ, të cilët më kanë frymëzuar aq shumë dhe më kanë mësuar aq shumë. Ata të gjithë janë model për mua në jetë”, pati deklaruar ajo për revistën "Attitude" në dhjetor të vitit 2020.
Sidoqoftë, ylli i pop-it edhe tani ka theksuar se të kesh miq brenda këtij komuniteti, nuk duhet të jetë arsyeja e vetme që ajo të konsiderohet një aleate e tyre.
“Është plotësisht e drejtë të jesh e lirë të duash ata që do. Jo vetëm sepse kam miq në komunitetin LGBTQ, por sepse të gjithë jemi njerëz dhe e meritojmë dashurinë, diçka me të cilën ndihem shumë e lidhur dhe do të vazhdoj të luftoj për të ”, ka shtuar ajo.


●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.