Lajmet e fundit

Këngëtarja me origjinë kosovare, Dua Lipa, është duke u çlodhur pas koncertit “Sunny Hill” që u mbajt në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Në faqen e saj zyrtare në Instagram, artistja ka postuar një video pa dhënë shumë detaje rreth lokacionit, ku shihet me bikini duke u dëfryer në pishinë, njofton Klan Kosova.
Dua qëndroi për dy ditë në Prishtinë pasi hapi festivalin tashmë të njohur Sunny Hill, dhe në natën e dytë u argëtua me miqtë dhe familjarët e saj teksa po performonin yjet e estradës shqiptare bashkë me Action Bronson dhe G4SHI.
https://www.instagram.com/p/Bma-CiBF2YB/?taken-by=dualipa