Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar pasi zyrtarisht e ka marrë shtetësinë kosovare.
Dua, pas performancës së mbrëmshme në Festivalin “Sunny Hill”, tha se pasi u bë kosovare, festoi fort me mijëra fansa.
“E mora shtetësinë e Kosovës një natë para dhe pastaj festova fort në Sunny Hill Festival një natë më pas. E dua jetën”, shkroi Dua, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, super-ylli botëror duket se është mahnitur edhe nga dhurata që Prince Caffe i ka bërë asaj.
Në mesin e fotografive të shpërndara në një postim në Instagram, Dua ka përzgjedhur edhe një me kafenë e Prince-it në dorë, ku shihet imazhi i saj mbi kafe.
Shtetësinë e Kosovës, Dua Lipa e mori me dekret presidencial nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.