Lajmet e fundit

Këngëtarja shiptare Dua Lipa, do të performojë në sheshin Nënë Tereza në Tiranë në 10 gusht.
Është ftesë e Bashkisë së Tiranës në mbyllje të vitit të parë të mandatit, por që është pritur mjaft mirë dhe nga këngëtarja që nuk hezitoi të shpreh emocionet duke ftuar të gjithë të rinjtë të jenë pjesë e koncertit, shkruan Oranews.
Hitin “Be the one”, të këngëtares Dua Lipa mund të dëgjoni live, në Shqipëri, në sheshin “Nënë Tereza” në datën 10 gusht.
Në fakt, ky është një ndër hitet e këngëtares shqiptare, por jo i vetëm, të preferueshme nga të rinjtë në të gjithë botën.
Këngëtarja vjen në Tiranë, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Koncerti do të jetë i hapur dhe falas për të gjtihë.