Lajmet e fundit

Dua Lipa ka rrëmbyer çmimin “Këngëtarja më e mirë e re” në ceremoninë e MTV EMAs 2017, transmeton Klan Kosova.
Ky çmim, erdhi pas suksesit të madh me hitin e saj “New Rules” me të cilin Dua ka arritur të grumbullojë më shumë se gjysmë-miliardi klikime në youtube, dhe u shndërrua në njëra prej këngëve më të pëlqyera në Britaninë e Madhe.
Dua s’ishte pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe të udhëhequr nga Rita Ora për shkak të disa koncerteve në Amerikë.