20.08.2019 · përditësuar para 2514 dite1 min lexim
Një shqiponjë – simbol i origjinës shqiptare, por njëkohësisht simbol i lirisë dhe guximit për të ecur përpara në shumë kultura të ndryshme – fluturon sipër parkut kombëtar Grand Canyon në Arizona, ndal fluturimin në krahun e Dua Lipës dhe më pas niset sërish nxitimthi drejt shkëmbinjve të kuqërremtë. “Mos ki frikë nga liria jote,” thotë Dua.
Nis kështu spoti prezantues i parfumit Libre (i/e lirë, liri) nga YSL Beauté, në të cilin këngëtarja është imazh zyrtar.
“Jam e lirë, të bëj ç’të dua,” këndon më pas ajo teksa drejtohet drejt plazheve të Malibu-së. Spoti mbyllet me Duan që ecën gjithë vetëbesim, teksa nga mbrapa flakët formojnë fjalën LIBRE.
“Për mua është e rëndësishme të qenurit e fortë dhe me vetëbesim,” u shpreh ajo në qershor në lidhje me mënyrën si u ndërtua parfumi. “Si zëri i brezit të saj, Dua Lipa mishëron vlerat e pavarësisë dhe lirisë, të cilat kanë qenë gjithnjë pjesë e Yves Saint Laurent,” tha Stephan Bezy, menaxher i përgjithshëm i Yves Saint Laurent Beauté, një kompani në pronësi të L’Oréal, shkruan anabel. Për sa i përket aromës së Libre, bëhet fjalë për një aromë florale me livando, myshk dhe lule portokalli.
https://www.instagram.com/p/B1Wcar6hLyj/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.