Lajmet e fundit

Rreth kësaj ka reaguar 23 vjeçarja teksa ka treguar se ka hapur një fondacion të quajtur “Sunny Hill Foundation”.
“Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë këtë gjë, qysh nga viti 2016. Quhet "Sunny Hill Foundation". Mund ta shihni gjithë punën që e kemi bërë që nga ajo kohë përmes ueb-faqes tonë”, ka shkruar ylli i shumë hiteve në Twitter.
Fondacioni i Dua Lipës ka dhuruar vitin e kaluar 100 mijë euro për 17 organizata humanitare, ngjarje kulturore dhe shkolla të muzikës në Kosovë, në formë grantesh nga 5 deri 10 mijë euro.