Lajmet e fundit

Këngëtarja e famshme me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, i është bashkuar kampanjës së UNICEF-it, transmeton Klan Kosova.
"Go Blue", quhet kampanja e United Nations në përkrahje të fëmijëve në anë e mbanë botës, ku pjesëmarrës janë edhe dy aktorët e famshëm, Liam Neeson dhe Orlando Bloom.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur, Dua përmes rrjetit social Instagram ku shkruan:
"Në të gjithë botën, të drejtat e fëmijëve mohohen çdo ditë. Për ditën Botërore të Fëmijëve, e cila shënohet me 20 Nëntor, përmes kampanjës “Go Blue” u bëhet thirrje të gjithë liderëve botërorë që t’i plotësojnë të drejtat e çdo fëmije".
https://www.instagram.com/p/BqMUv_BBjzs/?utm_source=ig_embed