Lajmet e fundit

Këngëtarja e famshme me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka arritur suksesin e radhës, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka shitur 2 milionë albume në të gjithë botën.
Lajmi është konfirmuar nga vetë 22-vjeçarja me anë të një postimi në Instagram.
"2 milionë albume në të gjithë botën. I dua të gjithë fansat dhe ekipin tim."
Lipa ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me këngën 'New Rules' dhe së fundmi ka publikuar "One Kiss" në bashkëpunim me Dj Harris.
