Dua Lipa ka shumë mbështetës për t’i falënderuar për sukseset e saj – përfshirë ata që e urrejnë.
25 vjeçarja hyri së fundmi hyri live në Instagram për të festuar katërvjetorin e albumit debutues në 2017 – “Dua Lipa”, transmeton Klan Kosova.
“Kanë kaluar katër vjet që kur albumi im debutues ka dalë, dhe unë jam shumë mirënjohëse për të gjitha mundësitë e pabesueshme, njerëzit e mahnitshëm që kam takuar, të gjitha mësimet e pabesueshme që kam mësuar”, tha ajo.
Ajo falënderoi edhe ata që e kanë ngacmuar lidhur me vallëzimet e saj të cilat vitin e kaluar u bënë ‘meme’ që e përqeshnin. E gjithë kjo pati ndikuar në shëndetin e saj mendor, kështu pati thënë vet artistja vitin e kaluar.
“Për të gjitha gjërat e mira dhe të këqija, më ndihmuan që të rritem. Unë jam përgjithmonë mirënjohëse dhe jam e ngazëllyer për ju për të parë se çfarë do mund të shihni në vijim”.
Ndërkohë, Dua së shpejti sjell albumin e saj të tretë.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.