Lajmet e fundit

Dua Lipa adhurohet nga miliona njerëz për zërin dhe projektet që sjellë, e si shpërblim për këtë këngëtarja shqiptare e njohur botërisht është mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë pjesë nga përditshmëria e saj me fansat.
Në postimin e bërë në Instastory këngëtarja shihet se ka filluar javën në mënyrë të shëndetshme, Dua po e praktikon sportin e boksit, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se në fund të kësaj jave fillon ‘Sunny Hill Festival’ ku këtë edicion Dua pritet të jetë prezent vetëm si një mysafire.