Lajmet e fundit

Këngëtarja bukuroshe Dua Lipa po korr sukses të jashtëzakonshëm në turneun e saj dhe këtë herë ajo është lokalizuar në SHBA, ku i është bashkuar dhe Albert Stanaj për të shijuar koncertet e saj.
Albert Stanaj i cili ka pak kohë që qarkullon në media shqiptare dhe të huaja, duket se do të jetë një yll i ardhshëm në industrinë e muzikës si një këngëtar dhe si kompozitor.
Së fundmi ai ka postuar një “selfie” me Dua Lipën në prapaskenën e koncertit të saj duke treguar me duar shqiponjën dy krenare dhe duke i bashkangjitur fotos nënshkrimin: “Mos harro kurrë se çfarë ke në gjak”.
Ndërkohë, edhe në videoklipin e këngës “Last Dance”, ajo shihet teksa bën me duar simbolin e flamurit tonë, shqiponjën dy krenare.
Ndërsa, më 17 Shkurt, Dua përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagramit, uroi edhe pavarësinë e Kosovës./tch
https://www.instagram.com/p/BFUmfVsErEJ/?taken-by=dualipa