17.12.2016 · përditësuar para 3514 dite1 min lexim
Çiftet e sapomartuara në Prishtinë nga tash e tutje mund ta mbjellin drurin e tyre të dashurisë.
Ky projekt do të realizohet nga Komuna e Prishtinës dhe ka për qëllim shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet, njofton Klan Kosova.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Administratës së Prishtinës, Muhedin Nushi, në emisionin “Ju flet Prishtina”, në Klan Kosova.
Ai deklaroi se për pak ditë të gjithë çiftet e sapomartuar do të kenë të drejtën të mbjellin drurin e jetës së tyre.
Përveç kësaj çiftet të cilët do ta mbjellin drurin e tyre të dashurisë, do njoftohen përmes një aplikacioni telefonik për gjendjen e pemës të tyre.
Lokacioni ku është zgjedhur për t’u realizuar ky projekt është hyrja e qytetit në Veternik.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.