Një debat të ashpër deri në drridhje zërash ka rezultuar mes Xhenetës dhe Sarës.
Xheneta e akuzonte Sarën se ka shumë nevojë për vëmendje të meshkujve, për këtë siç tha ajo edhe u kërkon atyre ta mbajnë në lojë, transmeton klankosova.tv.
Sara ndërkohë i përgjigjej se nuk i bënë aspak përshtypje ajo çfarë thotë.
Tutje Xheneta e akuzoi Sarën se gënjeu për të qenit imazh për Kosovë i njërit prej brendeve të njohura të rrobave të banjos.
''Mundesh me folë për Shqipëri edhe aty me pikëpyetje se edhe për atje di goxha shumë''.
''S’je imazh i Kosovës, ti e ke pranu në toalet dhe nuk je'', dëgjohej Xheneta.
Kurse Sara i reagoi ashpër se është imazh i brendit edhe për Kosovë edhe për Shqipëri.
''Kompania është jashtë dhe konfirmon çdo gjë, dhe do dalësh si shpifëse'', i tha ajo Xhenetës.
Për më shumë, ndiqni pamjet më poshtë nga konflikti:
https://www.youtube.com/watch?v=rPS-P7dlxIA
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.