Lajmet e fundit
Një 23-vjeçar nga Gjermania është gjobitur pasi pranoi se e kishe droguar të dashurën, në mënyrë që të vazhdonte lojën video me një shok.

Ai tha përpara një gjykate se i hodhi katër-pesë pika qetësues në çajin e saj.
Incidenti ndodhi gushtin e shkuar.
E dashura i erdhi në shtëpi rreth orës 10:00.
24-vjeçarja sapo kishte mbaruar turnin prej dhjetë orësh dhe ishte shumë e lodhur.
Ajo donte thjesht të pushonte.
Pasi u drogua, ajo fjeti deri në drekën e nesërme.
Ata u ndanë, por ajo e çoi çështjen në gjykatë.
Analizat e gjakut provuan se ajo ishte droguar.
23-vjeçari u dënua me 500 euro gjobë.