Lajmet e fundit

Ditën e sotme, policia italiane ka sekuestruar drogë të llojit heroinë dhe kokainë që vinte nga Shqipëria dhe Maroku.
Sipas mediave në Itali, droga u sekuestrua në Verona, ndërkohë që operacioni është shtrirë edhe në Venecia, Bolonja dhe Rovigo, ku thuhet se ka edhe të arrestuar, por pa u publikuar identitetet.
Në të njëjtën kohë, policia ka deklaruar se po heton lidhur me rrjetin e trafikut edhe në zona të tjera të Italisë. “Hetimet ndaj bandës së drogës, ku janë të përfshirë shqiptarë e marokenë, kanë nisur që në vitin 2013” shkruan “Roma Daily News”.
Nga hetimet e deritanishme, heroina u zbulua se trafikohej e fshehur nëpër pilula./Shekulli