Lajmet e fundit

Përmes një deklarate për mediat, policia ka zbardhur detajet e radhës lidhur me drogën masive në Rrëshen. Bëhet fjalë për plot 22 persona të cilët tashmë kanë rënë në prangat e uniformave blu, pasi ata vijonin punën në magazinën e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike. Operacioni në fjalë ishte i koduar "Befasia", ku përpos 22 personave të prangosur, janë proceduar në gjëndje të lirë edhe 9 shtetas të tjerë, si dhe është shpallur në kërkim pronari i magazinës.
"Më datë 02.11.2016, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe F.N.SH-në Tiranë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u finalizua me sukses operacioni i koduar “BEFASIA”.
Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit:
1-Altin Ndoj (Cordeanu), 32 vjeç, banues në Kurbin
2-Jetnor Kaja, 24 vjeç, banues në Lushnje
3-Leonard Lama, 26 vjeç, banues në Mirditë
4-Ramo Gaba, 48 vjeç, banues në Gjirokaster
5-Sokol Lama, 37 vjeç, banues në Mirditë
6-Vitor Lleshi, 43 vjeç, banues në Lezhë
7-Ilir Meraj, 40 vjeç, banues në Mirditë
8-Ded Deda, 33 vjeç, banues në Mirditë
9-Ermir Capani, 23 vjeç, banues në Kurbin
10-Fatjon Lama, 20 vjeç, banues në Mirditë
11-Paulin Prenga, 22 vjeç, banues në Kurbin
12-Taulant Marena, 25 vjeç, banues në Mirditë
13-Afrim Bulica, 37 vjeç, banues në Mirditë
14-Arben Lesaj, 38 vjeç, banues në Lezhë
15-Gjetë Ndoj, 23 vjeç, banues në Kurbin
16-Gjovan Ndoj, 47 vjeç, banues në Mirditë
17-Petrit Prenga, 44 vjeç, banues në Lezhë
18-Gjon Prenga, 28 vjeç, banues në Mirditë
19-Ilir Lama, 26 vjeç, banues në Mirditë
20-Maringlen Gjinaj, 39 vjeç, banues në Lezhë
21-Erald Zajmi, 24 vjeç, banues në Lushnje
22-Valentin Simoni, 34 vjeç, banues në Mirditë
U bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit K.R., 44 vjeç, banues në Rrëshen-Mirditë.
Gjithashtu u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për procedim në gjendje të lirë për shtetaset:
1-M.K. 50 vjeçe, banuese në Mirditë
2-R.L. 24 vjeçe, banuese në Mirditë
3-S.U. 55 vjeçe, banuese në Mirditë
4-M.N. 46 vjeçe, banuese në Mirditë
5-M.S. 26 vjeçe, banuese në Mirditë
6-Xh.M. 16 vjeçe, banuese në Mirditë
7-V.B. 40 vjeçe, banuese në Mirditë
8-S.B. 32 vjeçe, banuese në Mirditë
9-S.M. 23 vjeçe, banuese në Mirditë
Në një magazinë në pronësi të shtetasit K.R., tek ish Grumbullimi në dalje të Rrëshenit-Mirditë, gjatë kontrollit u konstatua një sasi e madhe bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në proces tharjeje dhe përpunimi, ku vazhdojnë veprimet për peshimin dhe asgjësimin e plotë të saj.
Në momentin e kontrollit janë kapur në kushtet e flagrancës brenda magazines duke punuar shtetasit e mësipërm.
Veprat penale në ngarkim të këtyre shtetasve “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, shkruan Albeu, transmeton Klan Kosova.