Lajmet e fundit

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë me bindje se Kosova pa Amerikën, sipas tij nuk do të kishte ekzistuar fare, njofton Klan Kosova.
"Bashkëluftimi jonë me ta do të garantonte sukses, dhe ne pa Amerikën nuk do të ishim fare".
Në një intervistë në Zona e Debatit në Klan Kosova, Selmanaj ka thënë duhet të jetë çështje kryesore, dialogu me Serbinë.
"Me disa tematika ne e kemi ngulfatur jetën në Kosovë, pra duhet të mirremi me problemin më jetik që ka Kosova".
"Ky proces është akoma me shumë pikëpyetje dhe ne s'jemi marrë shumë seriozisht as me jetën e serbëve në Kosovë".