Trajneri më i suksesshëm kosovar në xhudo, Driton Kuka është nominuar për titullin “Trajneri më i mirë evropian për femra” për vitin 2021.
Kuka është nominuar nga Federata Evropiane e Xhudos.
Këtë e ka bërë të ditur vet Kuka, përmes një postimi në Facebook, i cili ka shkruar se ceremonia do të mbahet në Bullgari në fund të muajit prill.
Ndërkohë, Kuka është zgjedhur para disa muajve si trajneri më i mirë në xhudo nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.