Lajmet e fundit

Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje pas protestave kanë arritur në selinë e tyre.
Në një intervistë për Klan Kosovën, nënkryetari i VV-së Driton Çaushi konsideron protestën e sotme si ndër protestat më të mëdha që kanë ndodhur në Prishtinë.
"Besoj që vlerësimin e bëjnë pjesëmarrësit, por besoj që padyshim konsiderohet si protesta më e madhe që ka ndodhur në sheshet e Prishtinës".
Sa i përket numrit të saktë të protestuesve ai beson që policia ka filluar të përmirësohet në numërim.
"Policia ka filluar të përmirsojë aftësitë e numërimit, për sot kanë thënë që janë 15 mijë protestues por në fakt ishin 100 mijë të tillë".
Çaushi e sheh qeverinë në panik pas konferencës që u mbajt.
"Ne i kemi dhënë një afat qeverisë dhe Thaçi dhe Mustafa duken që jane në panik siç u pa edhe nga konferenca".
"Sot u pa qartë se kush janë personat që janë të interesuar për dhunë".
"Vlen të përmendet thirrja e Thaçit që i provokoi qytetarët për dhunë".
"Qeveria tashmë nuk po përballet me opozitën por po përballet me popullin e Kosovës dhe ata e panë qartë se populli nuk e duron një qeverisje të tillë".