Lajmet e fundit

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi është i ftuari i Baton Haxhiut në Zona B.
Çaushi tha se beson që edhe brenda Lëvizjes Vetëvendosje por edhe në opinionin publik, Kosova nuk është e njëjtë pas datës 9 janar.
“Unë nuk mbaj mend as para lufte një numër protestë që kanë arritur të mbush atë shesh”.
“Gjithsesi mendoj që edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, megjithëse kritikat tona për gjykatën kushtetuese qëndrojnë, ka qenë i rëndësishëm për shpërfaqjen e shkeljes së Kushtetueses, që këta pushtetar e kanë bërë në Bruksel”.
“E natyrisht që kjo ka ndikuar me gjithë faktin se ata vazhdojnë të mendojnë me arrogancë që kjo shkelje nuk ka ndodhur”
“Një qeveri antikushtetuese të mos jetë më në Kosovë”.