Lajmet e fundit

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Çaushi ka shkruar në Facebook lidhur me mospranimin e Kosovës në UNESCO.
Çaushi është shprehur se kjo ka dëshmuar edhe njëherë se ideja për dialog me Serbinë është naive.
“Sot vetëm sa u dëshmua edhe njëherë se sa iluzore e naive ishte për gjithë këto vite ideja e dialogut për gjoja normalizim të marrëdhenjeve me Serbinë në shkëmbim të fuqizimit të shtetit të Kosovës dhe integrimit në organizata ndërkombëtare”.
Ai ka thënë se pas kësaj çfarë do të thonë mbështetësit e verbër të këtij dialogu.