Lajmet e fundit
Sipas Haradinaj, Vokrri ishte motivues i madh i shqiptarëve të Kosovës për të dalë fitues në të gjitha betejat, ndërsa ai vet i kishte fituar dy të fundit - anëtarësimin në FIFA dhe UEFA

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur dhimbjen e tij pas marrjes së lajmit për vdekjen e legjendës dhe kreut të futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Sipas Haradinaj, Vokrri ishte motivues i madh i shqiptarëve të Kosovës për të dalë fitues në të gjitha betejat, ndërsa ai vet i kishte fituar dy të fundit - anëtarësimin në FIFA dhe UEFA.
I trishtë lajmi për vdekjen e hershme të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, i cili tërë jetën e shkriu, që t’i japë emër atdheut të tij, të cilin aq shumë e deshti dhe i qëndroi besnik deri në frymën e fundit.
Fadili ishte motivues i madh yni që na dha zemër për të dalë fitues nga të gjitha betejat!
Fadili kurdoherë ishte figura qendrore në fushën e blertë duke u sjellë bashkëqytetarëve buzëqeshje e gëzim edhe në kohërat më të rënda, kur pesha e dhunës peshonte mbi ta.
Ai u bë frymëzim për shumë breza sportistësh kosovarë dhe ikonë e futbollit, jo vetëm në hapësirat shqiptare, që nga vitet ’80, duke e fituar betejën e fundit, anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Dritë të pastë shpirti, Fadil!
RH