Lajmet e fundit

Drita ka shënuar fitore ndaj Prishtinës, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Intelektualët” e realizoi Kastriot Selmani, në minutën e 41’.
Drita pas fitores kthehet në vendin e parë momentalisht me 60 pikë, pas 30 ndeshjeve, me dy pikë më shumë se Ballkani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë, Prishtina renditet në pozitën e katërt me 41 pikë. /Klankosova.tv.