Lajmet e fundit

Pjesën e parë të ndeshjes së parë kundër Legias së Varshavës, e vlefshme kjo për finalen eliminatore në UEFA Europa Conference League, Drita e ka mbyllur jo në favor të vetin.
Ndonëse gola në këtë pjesë nuk pati, skuadra kosovare mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 30-të.
Mesfushori Hasan Gomda u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë për shkak të ndërhyrjeje të palejuar ndaj një futbollisti kundërshtar.
Mirëpo, pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari anglez vendosi që ndërhyrja ishte për karton të kuq.
Kështu, Dritës iu vështirësuan punët që të mund të rrezikojë Legian në pjesën e mbetur të takimit.