Lajmet e fundit

Skuadra kosovare që po e përfaqëson vendin në garat ndërkombëtare në futboll, Drita, ka humbur ndeshjen e parë kundër Legias së Varshavës, e vlefshme kjo për finalen eliminatore në UEFA Europa Conference League.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë pa gola, ndërkaq Drita u dëmtua pasi mbeti me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit me të kuq ndaj mesfushorit Hasan Gomda.
Legia Warszawa 0-0 Drita - Hasan Gomda red card 30'
byu/4gjdtokurwa insoccer
E si duket, kjo edhe ndikoni që pjesa e dytë të shkojë në të mirë të kundërshtarëve nga Polonia.
Dy gola i shënuan vendësit, të parën në minutën ’56 dhe të dytën në minutën ’83.
Legia Warszawa 1-0 Drita - Blaž Kramer 56'
byu/4gjdtokurwa insoccer
Legia Warszawa 2-0 Drita - Marc Gual 83' byu/4gjdtokurwa insoccer
Kështu edhe përfundoi ndeshja, kurse Dritës i mbetet shpresa për përmbysje të rezultatit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas një jave. /Klankosova.tv