Lajmet e fundit

Kampioni kosovar, Drita, e ka humbur ndeshjen përballë Dudelange me rezultat 2:1 në kualifikimet për Ligën e Evropës.
Gjilanasit e nisën mirë ndeshjen dhe përmes Xhevdet Shabanit kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë.
Epërsinë Drita e pati deri në minutën e 66- të kur Nicola Perez i barazoi shifrat, e nëntë minuta nga fundi pas ndërhyrjes nga Endrit Krasniqi (i cili edhe u ndëshkua me të kuq) u akordua penalti në favor të Dudelange.
Aty i saktë u tregua David Turpel për rezultatin 2:1.
Ndeshja kthyese do të luhet të enjten e 2 gushtit në Mitrovicë.