Drita e ka mposhtur Suharekën në xhiron e 30-të të Superligës së Kosovës.
“Intelektualët” fituan me rezultat 1-2 në udhëtim të Suhareka, ku serinë e golave e hapi Broja në minutën e 21-të.
Pak para pushimit të pjesës së parë, Suhareka me Kodrën barazuan shifrat për t’i çuar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, Drita arriti golin e fitores në minutën e 81-të, ku Kostyshyn shënoi pasi portieri vendas e priti penalltinë, por jo edhe gjuajtjen e tij.
Me këtë fitore, Drita gjendet në vendin e parë me 66 pikë, 13 më shumë se Ballkani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Suharekës i janë vështirësuar punët për barazh pasi gjendet në vendin e 9-të me 33 pikë, tri më pak se Dukagjini që gjendet në vendin e tetë dhe ka një ndeshje më pak të zhvillua..
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.