Kampionja e re e Kosovës në futboll, ka filluar të bëhet gati për kampanjën evropiane.
Duke konstruktuar skuadrën për Ligën e Kampionëve, Drita ka rinovuar disa kontrata, por ka edhe futbollistë që nuk do të jenë pjesë e gjilanasëve, raporton Klankosova.tv.
Njëri prej tyre është Kastriot Selmani, me të cilin "Intelektualët" njoftuan se i kanë ndarë rrugët.
"Kastriot Selmani pas tre vitesh përfundon rrugëtimin me ne. Pas përfundimit të kontratës Kacit i është dhënë lamtumira në ndeshjen e fundit me Feronikeli '74 nga bashkëlojtarët dhe tifozët", shkruhet në njoftimin e klubit nga Gjilani.
Drita i ka uruar suksese lojtarit në vazhdimin e karrierës së tij.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.