Lajmet e fundit

Sonte klubi nga Gjilani, Drita e luan ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:00
Drita sonte do të ketë ndihmën edhe të tifozëve të cilët do të jenë të pranishëm në stadium.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Blakçori, Cuculi, Jamal, Limani, Vuçaj, Jashari, Ajzeraj, Fazliu, Muja dhe Simonovski.
Deçiq: Popoviq, Ljuljduraj, Tuci, Nikoliq, Dresaj, Bozanoviq, Rugoviq, Kojaseviq, Vulaj, Pesukiq dhe Camaj.
Përveç Dritës, sonte në Ligën e Konferencës do të luaj edhe klubi tjetër kosovar, Llapi ku do të ndeshet me klubin nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi.
Kujtojmë se ndeshjen mes Dritë dhe Deçiqit mund ta ndiqni LIVE në Klan Kosova dhe përmes “live update” në portalin Klankosova.tv.