Lajmet e fundit

Drita ka barazuar me Lirinë me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.
Fillimisht në epërsi kaluan vendasit me anë të Besnik Krasniqit, në minutën 4’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Tijueza e barazoi rezultatin për prizrenasit. Kështu ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, pavarësisht tentimeve të skuadrës vendase.
Drita ka grumbulluar 22 pikë, pas 10 xhirove, teksa Liria renditet në vendin e parafundit me shtatë sosh.