Lajmet e fundit

Dreë Barrymore ishte vetëm shtatëvjeçare kur pati rolin e parë në “E.T. the Extra-Terrestrial” të Steven Spielberg por ajo thotë se nuk do të lejojë vajzat e saj të ndjekin rrugën e saj.
“Nuk do t’i lejoj ato të jenë aktore, si fëmijë”, ka thënë Barrymore në një intervistë për revistën People, në një ngjarje në Neë York, që nderonte veprën e regjistorit fitues të çmimit Oscar, Martin Scorsese.
Barrymore ka folur për fëmijët e saj, Frankie (4) dhe Olive (6) duke thënë “ky nuk është udhëtimi i tyre”.
https://www.instagram.com/p/BoNc9r5gV4n/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/BoNGKYWgAfD/?utm_source=ig_embed
43 vjeçarja ka thënë megjithatë se ajo do të mbështeste vajzat e saj, nëse dëshirojnë të aktrojnë, por vetëm kur ato të jenë në moshë madhore.
“Nëse duan të jenë aktore, më vonë, në jetë, unë do t’i mbështesë plotësisht. A mund të më imagjinoni mua si një nënë që i shtyn fëmijët e saj të mos i bëjnë gjërat që duan? Kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë tutje ajo, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BiuI_9pgR6X/?utm_source=ig_embed
Meqë aktrimi nuk është i ndaluar, cilat janë aktivitetet e preferuara dhe pasionet e vajzave?
“Frankie është, për momentin, e dhënë pas Legos, që jam shumë e entuziazmuar sepse unë kam menduar, gabimisht, se kjo është një lojë për djem dhe ajo është shumë e mirë në këtë gjë”.
“Motra e saj është shumë e mirë në Magna-Tile. Ato, të dyja, janë ndërtuese shumë të mira”, ka sqaruar aktorja e njohur.
Ylli i “Santa Clarita Diet” ka thënë se pasionet e fëmijërisë të vajzave të saj janë të ngjashme me të saj, kur ka qenë në moshë të njëjtë, sepse zgjedhja e lodrave thyen normat gjinore.
“Unë nuk mendoj se kam qenë një ndërtuese, por kam koleksionuar vetura. Edhe mua më pëlqenin lodrat që ishin të parapara për djemtë, njëlloj si vajzave të mia sot”