Lajmet e fundit

Drew Barrymore dhe Will Kopelman kanë konfirmuar se ata janë duke u divorcuar, në një deklaratë të përbashkët në lidhje me ndarjen e tyre.
“Për fat të keq familja jonë është e ndarë në mënyrë të ligjshme”, tha dyshja për People në deklaratën e tyre, transmeton Klan Kosova.
“Divorci mund të bëjë të ndjehemi të dështuar, por në fund ju filloni të mendoni se jeta vazhdon”.
“Fëmijët tanë janë universi ynë, dhe prioriteti ynë i parë janë ata”, shtoi ish-çifti.
Drew dhe Will të cilët u martuan në qershor të vitit 2012, kanë dy fëmijë, Olive 3 vjeçar dhe Frankie pothuajse 2.