Lajmet e fundit

Drew Barrymore ishte pjesëmarrëse në festivalin “Pebble Beach Food & Wine” i mbajtur në Calif, transmeton Klan Kosova.
Kjo ishte vetëm një ditë pasi u zbulua se aktorja 41 vjeçare është divorcuar nga burri prej tre vjetësh, Will Koppelman.
Një burim ka thënë për People, se Drew gjatë gjithë kohës ishte e buzëqeshur dhe madje u ka dhënë të gjithëve përqafime.
“Ajo ishte e ngrohtë dhe ka pozuar për shumë selfie me fansat, dukej shumë e lumtur”, shtoi burimi.