15.12.2017 · përditësuar para 3151 dite1 min lexim
Gani Dreshaj, kandidati për kryetar të Istogut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se opozita është bashkuar në këtë qytet për shkak se janë zhgënjyer nga puna e kryetarit Haki Rugova, i cili kandidon sërish për këtë pozitë.
“E gjithë opozita dhe qytetarët janë të motivuar që të dielën të dalin të votojnë”, ka thënë Dreshaj në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Udhëheqja e keqe Haki Rugovës na ka bashkuar në Istog”.
“Mu më lidh gjithçka me punën e Vetëvendosjes, e kam mik Kurtin, e kam mik Kadri Veselin dhe e kam mirë edhe me Fatmir Limajn”.
“Votuesit kanë qenë kategorik që ne të bashkohemi kundër LDK-së sepse në Istog nuk është punuar”.
Të dielën qytetarët e Istogut do të votojnë për herë të tretë për ta zgjedhur kryetarin e tyre.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.