Lajmet e fundit

Sipas rezultateve preliminare të DnV-së, komuna e Istogut shkon në balotazh, njofton Klan Kosova.
LDK dhe AAK do të përballen në garën e mëtejshme.
Kandidati për kryetar të komunës së Istogut nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj, në një lidhje direkte në Klan Kosova tha se atë çfarë ka bërë LDK për 17 vjet, AAK do ta bëjë për 17 muaj.
“Qytetarët janë lodhur nga ish-kryetari. Së bashku me qytetarët e sollëm këtë rezultat si partia e dytë më e votuar”.
“Kam menduar se do të fitojmë tash, por është shumë e sigurt se LDK do të shkojë në shtëpi në Istog”.
“Atë çfarë ka bërë LDK për 17 vite, unë do ta bëjë për 17 muaj”.