Lajmet e fundit

Kandidati i AAK-së për Istogun, Gani Dreshaj ka prezantuar planin e tij për bujqësinë.
“Nëse Komuna shpërndan makina mjelëse do tu japë atyre që kanë lopë, do t’i hapi mihjet dhe kanalet për ujitje, bujqit do të marrin naftën sepse nëse kanë këto dy gjëra atëherë bujqit e Istogut do të mund të jetojnë prej bujqësisë”.
Dreshaj në Magazina Lokale në Klan Kosova ka thënë poashtu se edhe qytetarët e Istogut duhet të bëjnë punën e tyre dhe të merren me bujqësi.
“Nëse nuk ja nisin qytertarët me i përvjel duart, atëherë ne nuk mundemi me ja shti lugën në gojë”, ka thënë ai në mënyrë simbolike për bujqit që nuk po punojnë tokën.
“Kemi nis të biem në depreison shoqëror, presin me marr të gatshme gjithçka”.
Kandidati i AAK-së ka deklaruar se “Istogu ka tokë dhe shquhet për një bujqësi që ka jetuar prej saj”.
Madje Dreshaj ka thënë ndër të tjera se ai ka investuar vetë në bjeshkët e Istogut, duke i hapur rrugët e vështira.
“Kam hapur rrugët vetë në bjeshkë”.