Të shohësh një dre në lëndinën tuaj është një pamje e pazakontë , por Candice Helm nga Alaska kohët e fundit ka pasur kënaqësinë.
Temperaturat ishin rritur shumë kur Helm zbuloi një dre nënë dhe dy drerë të vegjël binjakë që po shëtiteshin në oborrin e saj.
"Ata thjesht po shëtiteshin rreth shtëpisë dhe dukej se kishin shumë nxehtë” tha pronarja e shtëpisë.
“Andaj ne lëshuam spërkatëset e ujit dhe ata ishin të lumtur” shprehet ajo, transmeton Klan Kosova.
Të dy drerët e vegjël luajtën në ujë dhe më vonë iu bashkua edhe nëna e tyre, vazhdoi ajo.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.