Drenusha ka thënë se nuk po e kupton pse Xuxi në vazhdimësi i lëshon fjalë por asnjëherë nuk debaton me të.
Ajo tha se në raporton me Xhenetën e kupton veçse nuk e di se çfarë ka me të.
“Me Xhenetën e kuptoj, por unë çka i kam bë – unë kurgjo nuk i kam bë. Më është tek kot dhe kurrë nuk është kap me mu po në vazhdimësi më ka leshu fjalë e pastaj më ka thënë se e kam keqkuptu”, u shpreh Drenusha.
Tutje, Drenusha u shpreh se Xuxi po tenton ta frikësojë me të kaluarën e saj.
“Rezi ka i ka thënë diçka për ex-in tim e ata në vazhdimësi ia ka thënë banorëve – por mua kurrë. Në vazhdimësi më thotë unë di për ty – unë di për ty, po mendon se më frikëson por mua nuk ma nin se çka dinë për mu", tha Drenusha.
https://www.youtube.com/watch?v=xCrr0km7XkQ
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.