Drenusha është shprehur jo fort e kënaqur me punën e kapitenit të javës, Arionin.
Ajo ia ka shprehur shqetësimin e saj Xhenetës, teksa theksoi se i njëjti po përdor standarde të dyfishta.
Madje si shenjë protestë ajo bëri plan që të mos e përgatisë mëngjesin në kuzhinë, transmeton Klankosova.tv.
“Kur të zgjona në mëngjes kam me i thënë që nuk do e bëj bukën sepse ju kam dëgjuar çka keni fol atë dite dhe keni qeshur. Dhe ky si kapiten po e përkrah atë çka po ndodh, nuk mund ti favorizosh këtu njerëzit sepse ke raporte më të mira. Edhe ky ka me thanë jo unë jam në rregull po nëse dikush paska privilegje me nejt me kesh, atëherë as unë s’du me bo, shenjë proteste”, u shpreh Drenusha.
Tutje Drenusha u ankua se ka akoma rrobat e palara.
Për më shumë, shihni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=sG2qrDfImBQ
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.