Lajmet e fundit

Kryetar i iniciativës “Vizioni për Drenasin”, Xhavit Drenori ka vendosur që t`I hyjë garës për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 22 tetorit.
"Të nderuar bashkvëndas të komunës së Drenasit,Vizioni për Drenasin ka vendosur që unë të garoj për kryetar të komunës së Drenasit në zgjedhjet e 22 tetorit."
"Vizioni për Drenasin garon me liste të plotë gjithashtu edhe për 31 mandatet e asamblesë komunale.Së shpejti do i prezantojmë të gjithë kandidatët në garë për zgjedhjet e 22 tetorit si dhe programin e detajuar për qeverisjen lokale 2017-2021 në Drenas", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.