Lajmet e fundit

Në qytetin e Drenasit trafo stacionet e energjisë elektrike do piktorohen me art grafik falë një projekti të përbashkët mes komunës dhe Keds-it
Pas Prishtinës, Drenas është dyta komunë që është duke e realizuar këtë projekt për të cilin ka kontribuar në financimin e punës së artisteve kurse kompania në materialin e ngjyrave.
Megjithatë sipas drejtoreshës së urbanizmit Flutura Avdiu, drejtoreshë e Urbanizmit, ky projekt nuk do të ndalet.
Projektin që po shërben si mini galeri zotohet se do ta vazhdojnë edhe kompania e distribuimit dhe shpërndarjes së enrgjisë elektrike, thotë Malda Susuri dizajnere kreative në KEDS.
Dy artistët të cilët e realizuan projektin, Bislim Elshani dhe Driton Kastrati përzgjedhjen e grafiteve e bënë duke iu përshtatur lokacioneve dhe ambientit përreth që ju mori kohë deri në tri ditë për një të tillë, por theksojnë se edhe kishin vështirësi gjatë punës.
Megjithatë qytetarëve po iu pëlqen pamja e re e krijuar tashmë.
Komuna e Drenasit ka në plan që të vazhdojë edhe me murale tjera për shkak të mirëpritjesë këtij projekti.