Lajmet e fundit

Puna artistike i bëri bashkë. Shkrimtarë e artistë nga e gjithë Kosova të dielën u mblodhën në Drenas.
Ishte edicioni i dytë letrar “Vjeshta dhe Vargjet” i cili u organizua nga grupi i shkrimtarëve Art Club,”Rifat Kukaj”.
Meqenëse grupi i shkrimtarëve mban emrin poetit në fillim u thanë fjalë të mira për të, transmeton Klan Kosova.
Edhe miqtë me shumë nostalgji e kujtuan shkrimtarin e ndjerë.
E pas kësaj u mbajt tryezë letrare kushtuar shkrimtarit për fëmijë Zymber Elshani.
Programi letrar vazhdoi me recitimin e poezive të ndryshme nga shkrimtarët e rinj e të vjetër.
Në këtë festë të poezisë nuk munguan as çmimet për më të mirët.
Kronikë nga Rilind Matoshi.