Lajmet e fundit

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me organizatën INDEP ka mbajtur takim me qytetarët e kësaj komune, ku u diskutua për platformën e Institutit, INVESTOMETRI dhe investimet kapitale në këtë komunë.
Në praninë e shumë qytetarëve, përfshirë kryetarët e fshatrave të Drenasit, drejtorët e drejtorive komunale, këshilltarët komunalë dhe përfaqësues të OJQ-ve lokale, ky diskutim u drejtua nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesit e INDEP, transmeton Klan Kosova.
Lladrovci e përshëndeti dhe mirëpriti platformën INVESTOMETRI, përmes së cilës sigurohet përfshirja e qytetarëve në procesin e mbikëqyrjes, llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve vendimmarrëse sa i përket investimeve kapitale.
INVESTOMETRI u vlerësua si një mekanizëm shtesë në mbikëqyrjen e investimeve kapitale, që do t’i shërbejë komunës në njërën anë dhe operatorëve në anën tjetër.