Lajmet e fundit

Një pjesë e fabrikës së plastikës që ndodhet në parkun e biznesit në Drenas është përfshirë nga zjarri.
Raportohetse deri te zjarri që ka ndodhur pasditen e së dielës ka ardhur nga mbeturinat e plastikës që ishin të grumbulluara në oborrin e fabrikës.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Ndërkaq, vlera e dëmeve të shkaktuara sipas ankuesit që ka raportuar në polici është e konsiderueshme. Nuk raportohet për të lënduar në kë rast, transmeton Klan Kosova.