23.10.2015 · përditësuar para 3936 dite1 min lexim
Një grua e moshës së shtyrë është gjetur e vdekur në një kopsht të një shtëpie në qytetin e Drenasit, sot rreth orës 11:20 minuta.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka treguar se për trupin e pajetë janë njoftuar fillimisht nga banorët.
“Policia e ka cilësuar këtë rast si ‘Vdekje e dyshimtë’, sepse ende nuk dihet nëse viktima është vrarë nga dikush, vetëvrarë, apo ka pësuar vdekje natyrale”, ka shpjeguar Ahmeti.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.