Lajmet e fundit
Valdete Daka do të vizitojë disa qendra votimi në Drenas - që të dielën zgjedh kryetarin e komunës

Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, gjatë ditës do të viziojë disa qendra votimi në Drenas.
Fillimisht, ajo do të qëndrojë në Qendrën e Votimit në Poklek dhe pastaj do të vizitojë Qendrën e Votimit në Zabel të Ulët, njofton Klan Kosova.
Pritet që pas këtyre vizitave, e para e organit që merret me zgjedhjet të japë një deklaratë për medie.
Kujtojmë se në Drenas, për të marrë drejtimin e komunës, në balotazhin e së dielës, përballen Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Isa Xhemajlaj i NISMA për Kosovën.