Lajmet e fundit

Të paktën 17 persona janë lënduar nga një aksident komunikacioni që ka ndodhur mes një kamioni dhe një minibusi që po transportonte nxënës në fshatin Dritan të Drenasit.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7 e 30 të mëngjesit të sotëm. Policia është duke u marrë me hetimin e këtij rasti” ka thënë Ahmeti.
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.